0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Escobar: Shpresoj që ShBA do të mund të punojnë me Kosovën për t’i hequr masat e BE’së në vitin 2024

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se masat e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, janë duke pasur ndikim në Kosovë dhe në ekonominë e saj.

Escobar ka deklaruar se shpreson se ShBA’ja do të mund të punojë me Kosovën për të gjetur një mënyrë për t’i hequr ato masa në vitin 2024, raporton Express.

Sipas Escobar, nëse Kosova nuk angazhohet me Bashkimin Evropian, kjo do të ndikojë në procesin integrues.

“Nuk do të thosha masa. Do të thosha pasoja. Tani, ju them se pasojat, me të cilat ballafaqohet Kosova, është se nëse ata refuzojnë të angazhohen me Bashkimin Evropian, Bashkimi Evropian nuk do të angazhohet për ndihmë shtesë dhe masa shtesë për integrim. Shikoni, unë mendoj se këto masa janë duke pasur ndikim në Kosovë dhe në ekonominë e Kosovës. Shpresoj që të paktën në mënyrë bilaterale, Shtetet e Bashkuara të mund të punojnë me Kosovën për të gjetur një mënyrë për t’i hequr ato masa në vitin 2024. Kështu që, ne do të vazhdojmë të punojmë me Kosovën për ta afruar me Bashkimin Evropian. Por, ne do të kishim dëshirë të shihnim një vullnet politik dhe lëvizje në atë drejtim, gjithashtu”, ka deklaruar Escobar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

I pyetur nëse ka një afat për heqjen e këtyre masave, Escobar ka thënë se “jo”, pasi sipas tij, “këto masa janë të pacaktuara derisa të ketë një lëvizje drejt progresit si në [Marrëveshjen e] Ohrit, ashtu edhe në një plan shtensionimi.”./Express

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img