Pas takimeve të zhvilluara me krerët shtetëror në Kosovë, zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, udhëton për në Beograd për të takuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Takimi mes Escobar dhe Vuçiq është planifikuar për në ora 9:30 të mëngjesit, pas të cilës, siç njoftoi agjencioni serb i lajmeve Tanjug.rs, do të ketë edhe një komunikatë për media.
Escobar në Prishtinë takoi Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe përfaqësuesit politik të opozitës, ku temë kyçe ishte dialogu i fascilituar nga BE mes Kosovës dhe Serbisë/Prishtinapress/