0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Escobar: SHBA-ja u befasua nga operacioni në kufi

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak dhe zyrtari amerikan përgjegjës për Ballkanin Gabriel Escobar uruan bashkë arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi për targat.

E pasdite në një audio-konferencë Escobar foli për krejt situatën e krijuar dhe Kosovës i dha përkrahjen për hapin e ndërmarrë më 20 shtator.

“Është e drejtë e Qeverisë së Kosovës të aplikojë masën e reciprocitetit për të cilën ka marrëveshje paraprakisht”.

Por, ky pranoi se vendimi i qeverisë ishte i papritur.

“Por, implementimi i tij këtë herë na zuri shumë nga ne në befasi dhe eventualisht kjo do të ndodhte. Jam i lumtur që ne ishim në gjendje të ulnim tensionet që erdhën me implementim. Në periudhën më të gjatë kohore ne po shohim për një zgjidhje më të qëndrueshme e më evropiane për çështjen e targave të automjeteve”.

Escobar as nuk mohoi e as pohoi lajmin se zyrtarë amerikanë i kanë thënë presidentes Vjosa Osmani se me veprimet në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak u rrezikua siguria kombëtare e Kosovës.

“Nuk dua të komentoj mbi komunikimet diplomatike, por ne kemi komunikim shumë të ngushtë me qeveritë në Prishtinë dhe Beograd. Ne thirrëm për kujdes dhe përmbajtje te të dyja palët dhe mendoj se që të dyja bënë kështu”.

Zyrtari i lartë amerikan tha se KFOR-i në asnjë mënyrë nuk e merr rolin e policisë dhe autoriteteve kosovare në ruajtjen e rendit dhe kufijve.

Escobar e la të hapur mundësinë që Washingtoni ta emërojë një të dërguar special për dialogun kosovaro-serb, por deri te ky vendim ai tha se do ta kryejë me përkushtim të plotë detyrën që e mban.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img