Amerika po kërkon nga serbët që të marrin pjesë plotësisht në zgjedhje kur ato të vendoset të mbahen.
Kështu ka thënë i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar për Zërin të Amerikës.
Nëse doni të ketë zgjedhje të reja në komunat me shumicë serbe. Escobar mendon se dorëheqjet janë rruga më e shpejtë, më e lehtë.
“Peticioni si nismë nuk është provuar ndonjëherë më parë. Në fakt, nuk ekzistojnë shumë nga rregulloret dhe ligjet për këtë. Megjithatë, po kërkojmë për çfarëdo mundësie brenda Kushtetutës, që do të mundësonte mbajtjen e zgjedhjeve të reja”, tha ai.
E vetmja gjë që sipas Escobar po kërkohet, është pjesëmarrja e plotë e serbëve në zgjedhje kur ato të vendoset të mbahen. Se si arrijmë deri aty, është çështje që do të diskutohet mes palëve.
“Por, gjithsesi besoj se dorëheqjet do të ishin më të shpejtat. Megjithatë, po e përcjellim situatën me shumë vëmendje”