-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Escobar për Ballkanin: Ka vende me lidership popullist dhe vende anëtare të NATO’s që kanë bërë progres

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një forum në Dubrovnik ka folur për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe angazhimin e politikës amerikane në mbështetje të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe vendosjes së paqes në rajon, shkruan Express.

Escobar ka thënë se politika e SHBA-së është konsistente prej viteve 90-ta sa i përket rajonit dhe thotë se shpreson shumë që do të mbetet e njejtë.

“Politika jonë në Ballkan ka mbetur konsistente që nga vitete e 90-ta dhe pres që të mbetet konsitente”, ka thënë Escobar.

Ai tutje kat hënë se politike amerikane në Ballkan mbështetet në tri shtylla dhe një ndër to është integrimi në Bashkimin Evropian. Edhe Escobar ka shprehur mospajtueshmërinë e tij me deklarimet e Ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, duke thënë se gjithçka positive që ka ndodhur në Ballkan në gjeneratën e fundit është falë bashkëpunimit SHBA-BE.

Emisari amerikan ka shtuar tutje se çdo vend që i është bashkuar Bashkimit Evropian, është bërë më stabil dhe më demokratik.

“Politika jonë në Ballkan mbështetet në tri shtylla, njëra është integrimi në BE. Dhe më vjen keq që s’pajtohem me kolegen nga Kosova, pro gjithcka që ka ndodhur positive në Ballkan në gjeneratën e fundit është një kombinim i bashkëpunimit SHBA dhe BE. Integrimi është aspirate më e lartë për rajonin. Ata duhet të jenë pjesë e klubit. Çdo vend që i bashkohet BE-së është bërë më demokratik më stabil. Derisa mbase argumentojnë që BE-ja ka dështuar, por zgjerimi është një prej zhvillimeve më të mëdha positive të gjenratës tone”, ka thënë Escobar, raporton Express.

Ai tutje ka përmendur edhe aspektin e sigurisë, duke thënë se angazhimi i NATO-së është jetik për sigurinë në Ballkan dhe se gjithashtu është element themelor edhe i sigurisë brenda Kosovës.

“Angazhimi i NATO-s në Ballkan është jetik.  Dhe vazhdon të jetë në element fundamental i sigurisë edhe brenda Kosovës”, ka thënë Escobar.

Si shtyllë të tretë, Escobar e ka përmendur edhe procesin e zgjerimit. Ai thotë se kur e kishte  marrë detyrën para dy vitesh, kishte menduar se kapacitetet ekonomike të rajonit do ta bënin më të lehtë zgjidhjen e problemeve politike, megjithatë thotë se fatkeqsisht vetëm gjysma e këtij tregimi është e vërtetë.

Escobar ka thënë se rajoni është ndarë në dy traka. Në njërën trakë shtetet që janë në NATO, që janë stabile dhe që janë të sigurt sa i përket integrimit, dhe në trkën tjetër, shtetet që konsumojnë vëmendjen dhe resurset e shumicës së rajonit dhe që kanë ngecur në kapërcimin e sfidave të veta.

“Kur e pata filluar këtë punë para 2 vitesh pata pasur pritje që mundësitë e jashtëzakonshme ekonomik do të na ndihmojnë të zgjidhim cështjet politike. Fatkeqsisht vetëm gjysma e saj është e vërtetë. Rajoni është bërë fatkeqsisht me dy traka. Një trakë janë ata që janë në NATO, që janë më stabil dhe kontribuojnë në stabilitetin e rjaonit dhe janë të sigurt drejt integrimit evropian. Dhe traka tjetër është ata që që konsumojnë vemendjen dhe resurset e shumicës së regjionit derisa kanë ngecur me sfidat e veta”, ka thënë Escobar.

Escobar tutje teksa ka folur për këtë ndarje shtetetsh të rajonit, ka thënë se ndryshimi themelor është se vendet që janë në NATO dhe që kanë pasur progres kanë arritur që të tejkalojnë sfidat e rivalitetit etnik.

Ndërkohë thotë se ka shtete që vazhdojnë të kenë lidershim që beson se popullizmi, nacionalizmi dhe rivaliteti etnik janë rruga përpara. Escobar ka thënë se një gjë të tillë e shohin si më sfiduesen.

“Ndryshimi kyc, është që vendet që janë në NATO dhe që kanë pasur një progres janë ata që kanë arritur të tejkalojnë sfidat e rivalitetit etnik. Dhe ata që vazhdojnë të kenë lidership që besojnë se popullizmi, nacionalizmi dhe rivalitetit entik jaën rruga përpara, ne i shohim si më sfiduesit. Shpresa jonë është që mund të shfrytëzojmë zgjerimin e BE, dialogun dhe angazhimin amerikan, për të ndihmuar këto tri vende për të levizur dhe  për t’u rikthyer tek rruga që i përkasin, e që është përputhja e plotë me BE-në dhe Komunitetin Transatlantik dhe me fqinjët e tyre që janë duke bërë shumë më mire”, ka thënë emisari amerikan./Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img