Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nesër do të qëndrojë në Kosovë për t’u takuar me krerët e vendit. Temë diskutimi do të jetë dialogu me Serbinë dhe çështja e dinarit.
Por, përveç udhëheqësve të institucioneve, Escobar do të takojë edhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, si dhe dy liderët tjerë opozitarë, siç raporton Gazeta Express. Megjithatë, formati i takimit ende s’dihet.
Escobar vjen nesër në Kosovë në kuadër të një vizitë më të gjerë. Ai sot ka qëndruar në Belgjikë, ndërsa përveç Kosovës nesër, do të udhëtojë edhe në Austri dhe Mal të Zi.