Site icon PrishtinaPress

Escobar në Bosnje e Hercegovinë, të hënën e ardhshme pritet të vijë në Kosovë

epa09625371 US Deputy Assistant Secretary of State in charge of the Western Balkans Gabriel Escobar attends the joint press conference in Skopje, Republic of North Macedonia, 06 December 2021. the US Deputy Assistant Secretary overseeing policy towards the countries of the Western Balkans Gabriel Escobar is in North Macedonia for an official visit. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Përfaqësuesi Special i Departamentit Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar ndodhet në Bosnje e Hercegovinë. Kjo është konfirmuar nga Ambasada e SHBA-së në Sarajevë, teksa kanë dhënë detaje për një organizim që ndërlidhet me ndihmën e grave boshnjake në të bërit biznes.

“Nder i madh të takosh ndërmarrës të jashtëzakonshëm dhe të dëgjosh historitë e tyre të suksesit. Qeveria Amerikane është e nderuar që mbështet Akademinë për Gratë Ndërmarrëse, program që ndihmon 60 gra në Bosnje për të nisur dhe rritur bizneset e tyre”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Ky udhëtim i Escobar drejt Bosnjës vjen në një kohë kur në media është raportuar se ai bashkë me këshilltarin special të Blinken, Derek Chollet, do të qëndrojnë për një vizitë edhe në Kosovë./Prishtinapress/

Exit mobile version