0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Escobar me mesazh të qartë për Kurtin: Të lutëm, mos humb kohë

I Dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në disa intervista ka shprehur hapur kritikat e tij ndaj palës kosovare në procesin e dialogut me Serbinë.

Escobar bëri thirrje që Kosova të jetë më konstruktive në dialog dhe kryeministri i saj, Albin Kurti, të ketë qasje më pragmatike dhe realiste në raport me Bashkimin Evropian.

Emisari amerikan në intervistën që u publikua mbrëmë në mediumin serb ‘The Pavlovic today’, pati një mesazh të shkurtër, por të qartë për Kurtin.

Të lutem, mos humb kohë”, tha Escobar.

Ndryshe, Escobar tha për REL-in se është i shqetësuar me mesazhet që vijnë nga Prishtina, në të cilat kritikohet emisari evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Escobar tha se nuk sheh “asnjë dëshmi të njëanshmërisë” te ndërmjetësi i dialogut Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

“Unë nuk shoh asnjë dëshmi për marrëveshje të fshehtë në punën për të çuar përpara interesin e Serbisë në këtë.”, tha Escobar.

Esobar theksoi se SHBA-ja pret që të dyja palët “të forcojnë përkushtimin e tyre dhe që Kosova të tregojë më shumë pragmatizëm dhe realizëm në qasjen e saj ndaj BE-së”.

Kurti ende nuk ka treguar se cili do të jetë hapi i tij i radhës në dialogun me Serbinë.

Krejt çka ka bërë, është se ka dalë në një konferencë për media dhe ka deklaruar se përfaqësuesi special i BE-së “u pozicionua kundër Kosovës”.

Ndërsa, pas rundit të fundit të pasuksesshëm të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, Bashkimi Evropian (BE) e mbajti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si përgjegjës për faktin se nuk ka pasur progres në dialog.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img