Site icon PrishtinaPress

Escobar: Marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë historike

epa09625366 US Deputy Assistant Secretary of State in charge of the Western Balkans Gabriel Escobar attends the joint press conference in Skopje, Republic of North Macedonia, 06 December 2021. the US Deputy Assistant Secretary overseeing policy towards the countries of the Western Balkans Gabriel Escobar is in North Macedonia for an official visit. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Zëvendës Ndihmës Sekretari e SHBA-ve për Çështjet Europiane Gabriel Escobar, në një intervistë ekskluzive mbrëmjen e sotme ka komentuar vizitën e tij në Shqipëri në prag të zgjedhjeve lokale.

Gjatë intervistës zyrtari i lartë amerikan ka folur edhe për zhvillimet në rajon, ku përmendi marrëdhëniet Kosovë-Serbi, për të cilat tha se kanë arritur një marrëveshje historike që i paraprin normalizimi të marrëdhënieve mes dy palëve.

Ecobar u shpreh se Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në stabilitetin rajonal, ndaj sipas tij kjo është edhe një ndër arsyet e vizitës së tij këtu, tha ai në “Top Story”, në topchannel.

Sa herë ju ktheheni në Shqipëri, ne kemi zgjedhje të rëndësishme, kjo është e sigurt.

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Është e vërtetë, po.

A është vizita juaj e fundit e fokusuar në zgjedhjet vendore apo edhe në zhvillimet në rajon, siç janë bisedimet Kosovë-Serbi? Publiku shqiptar është disi i ndarë. Shqiptarët mendojnë se Shqipëria ka një rol për të luajtur dhe nuk po e luan plotësisht, ose pjesa tjetër mendon se kjo është çështje e institucioneve të Kosovës. Cili është qëndrimi juaj në lidhje me këtë?

Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Shiko, do të filloj me pyetjen e parë. Vizita ime këtu nuk është absolutisht e lidhur me zgjedhjet lokale. Është pjesë e konsultimeve të rregullta që kemi me aleatët e ngushtë. Dhe Shqipëria është një aleate e ngushtë. Më duhet të them se për sa i përket çështjes Kosovë-Serbi, ajo që kemi në këtë Marrëveshje të re të Normalizimit është një marrëveshje historike për marrëdhënie miqësore, konstruktive mes dy partnerëve që nuk kanë pasur shumë besim. Ajo marrëveshje, e cila u bë e mundur nga Bashkimi Europian, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, u mbështet pothuajse në çdo aspekt nga vendet e rajonit. Negociatat u zhvilluan në Maqedoninë e Veriut dhe nuk do të kishte ndodhur pa mbështetjen e tyre. Por ajo u mbështet edhe nga qeveritë e Shqipërisë dhe Kroacisë dhe të tjerë në rajon. Dhe ne shohim një rol shumë të rëndësishëm për Shqipërinë në stabilitetin rajonal. Dhe kjo është e vërtetuar.

 

Exit mobile version