1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Escobar: Kosova po përballet me pasoja nga mosgatishmëria e saj për të punuar ngushtë me BE-në

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë treguar të prera sa i përket përkrahjes për njohje të reja për Kosovën, integrimin e saj në NATO. Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për “Pavlovic Today”, është pyetur për masat e mundshme apo pasojat nga SHBA-ja për ta mbajtur kryeministrin Albin Kurti përgjegjës sa i përket çështjes së dialogut.

Ai ka thënë se s’dëshiron që të flasë për masat, por për pasoja. Escobar ka thënë se tashmë Kosova po përballet me pasojat e mosgatishmërisë për të punuar ngushtë me Bashkimin Evropian.

Ai ka thënë se i kishte ofruar Kosovës një fushatë të re të njohjeve, për t’i bindur vendet e ndryshme që Kosova ka bërë gjithçka që ishte e nevojshme sipas Marrëveshjes së Ohrit.

Escobar ka thënë se kanë shpresuar edhe për dialogun strategjik SHBA-Kosovë, dhe se mezi presin që Kosova të futet në Partneritetin për Paqe të NATO dhe që të mbështesin kandidaturën e Kosovës për në BE.

Por thotë se për këtë vit këto s’janë në tavolinë, dhe ka shprehur shpresë se mund të ndodhin në vitin 2024. E gjithë kjo sipas Escobar, meqë Kosova s’po e zbaton Marrëveshjen e Ohrit.

“Nuk dua të flas për masat. Dua të flas për pasojat. Pra, tashmë Kosova po përballet me pasoja nga mosgatishmëria e saj për të punuar ngushtë me Bashkimin Evropian. Por ajo që po them është ajo që keni nuk janë pasoja, por mundësi të humbura. Kështu që pas Ohrit, unë kisha diskutuar me qeverinë e Kosovës, SHBA-të të nisin një fushatë të re njohjeje për të bindur vendet se Kosova kishte bërë gjithçka që ishte e nevojshme sipas marrëveshjes së Ohrit.

Ne prisnim një dialog strategjik dypalësh; ne mezi presim një marrëdhënie më të ngushtë me NATO-n, duke përfshirë potencialisht Partneritetin për Paqe, dhe më pas mbështetjen e kandidaturës së Kosovës në Bashkimin Evropian. Fatkeqësisht, për shkak se ne nuk kemi pasur ndonjë zbatim në Ohër, e gjithë kjo tani është jashtë tryezës. Unë do të doja, do të shpresoja që ne të mund ta bënim këtë në 2024.”, ka thënë Escobar për Pavlovic Today.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img