2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Escobar: Korrupsioni, problem i madh për rajonin, të jeni të sigurt që do të ketë sanksione

I

dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se korrupsioni është problem i madh për të gjithë rajonin.

Escobar tha në një intervistë për mediumin maqedonas “360 Gradë” se Administrata Biden është e përkushtuar në luftën ndaj korrupsionit dhe paralajmëroi se do të ketë sanksione, përcjell PrishtinaPress.

“Më lejoni të them vetëm se kjo administratë, administrata Biden, është e përkushtuar për ta luftuar korrupsionin. Sepse korrupsioni është kaq gërryes për shoqëritë. Nuk mund ta bëjmë një njoftim për sanksione, por të jeni të sigurt që do të ketë”, tha Escobar.

“Pra, ndoshta – po?”, e pyeti gazetari.

“Po”, u përgjigj prerazi Escobar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img