-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Escobar: Implementimi i marrëveshjes së Ohrit duhet të nisë me Asociacionin

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se implementimi i marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës për normalizim të marrëdhënieve duhet të nisë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, gjatë një konference për media, të mbajtur online.

“BE-ja dhe SHBA-ja janë të fokusuara që kjo marrëveshje [e arritur në Ohër] të bëhet realitet. Ky realitet bëhet me Asociacionin. Normalizimi është i përqendruar në të drejtat e pakicave, veçanërisht të serbëve. Është pritshmëria dhe kërkesa jonë të ecim përpara me këtë”, tha Escobar.

Ai shtoi se puna për themelimin e Asociacionit ka nisur por se “duhet të shtyjmë vazhdimisht përpara derisa të arrijmë një model”.

Escobar tha që pret të ketë një takim të nivelit të lartë brenda dy javëve “për ta diskutuar këtë proces sërish”.

“Ky proces është i rëndësishëm dhe është shumë e rëndësishme që të dyja palët, veçanërisht Kosova, që ta marrin seriozisht këtë proces dhe të lëvizin në mënyrë të përshpejtuar për ta përfunduar atë”, shtoi ai.

Këto komente të Escobarit vijnë një ditë pas takimit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bashkë me ndërmjetësuesit evropianë, Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell. /REL/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img