-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Escobar i kërkoi zgjedhjet para korrikut, Kurti: Zgjedhje mund të kemi pas disa muajve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha për televizionin francez ‘France24’, se së pari duhet të ketë sundim të rendit dhe ligjit dhe pastaj veprime të tjera në katër komunat veriore të vendit.

Ai tha se presioni nga Beogradi ka bërë që të ketë edhe tërheqjeje nga garimi të kandidatëve në zgjedhjet e fundit në veri, vetëm dy ditë para zgjedhjeve, raporton RTKlive.

“Pas disa muajve mund të kemi zgjedhje të parakohshme, por ky nuk është qëllimi. Qëllimi është sundimi i ligjit. Duhet së pari të heqim bandat e dhunshme dhe vetëm atëherë mund të kemi zgjedhje”, tha kryeministri.

Kurti nuk ka dhënë ndonjë afat se kur do të mund të mbahen zgjedhjet në komunat në veri, por ka përsëritur edhe në këtë intervistë se zgjedhjet mbahen vetëm pasi të ketë sundim të rendit dhe ligjit atje.

Po ashtu, kryeministri Kurti ka thënë se zgjedhjeve duhet t’i paraprijë edhe një kampanjë e lirë dhe fer. Ai ka deklaruar se në Kosovë nuk mund të merret pushteti pa pjesëmarrje në zgjedhje.

“Së pari na duhet një kampanjë e lirë dhe fer, e pastaj zgjedhje të parakohshme. E di që di këta katër kryetarë nuk do të rizgjidhen. Por në Kosovë s’mund ta marrësh pushtetin pa pjesëmarrje në zgjedhje”, ka deklaruar kryeministri.

Për katër kryetaret shqiptarë në komunat veriore, Kurti ka thënë se legjitimiteti i tyre është i ulët, por ka deklaruar se nuk është faji i tyre për bojkotin e zgjedhjeve në këto komuna.

“Nuk është faji i kryetarëve aktualë, që kishte dalë dalje të ulët në zgjedhje. Ata janë legalë. Është e vërtetë që legjitimiteti i tyre politik është i dobët, por i të tjerëve është zero”, ka thënë tutje ai.

Sipas kryeministrit, për shkak se ka dështuar ideja e shkëmbimit territorial me Serbinë, tani kjo përpjekje është bërë e dhunshme.

“Para disa viteve, shkëmbimi kufitar ishte eufemizëm për ndarjen e Kosovës. Tani, projekti për ndarjen e Kosovës, është bërë i dhunshëm. Serbia dhe Rusia e urrejnë faktin që Kosova është storie suksesi e ndërhyrjes së NATO-s dhe progresit ekonomik dhe demokratik”, ka thënë në fund ai.

Kujtojmë se i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se zgjedhjet e reja në katër komunat në veri nuk duhet ta presin fundin e korrikut.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img