0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Escobar i jep dy ditë afat për t’u pajtuar me kërkesat e SHBA’së dhe BE’së

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, i ka dhënë dy ditë afat kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të pajtohet me kërkesat e SHBA’së dhe BE’së për situatën në veri meqë të premten ai dhe emisari Lajçak do t’u raportojnë eprorëve të tyre nëse ka sukses ose jo.

“E para është deeskalimi, e dyta është duam të shohim zgjedhje të reja me pjesëmarrjen e serbëve dhe e treta duhet menjëherë të lëvizim drejt zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit që nënkupton se duhet të shohim përpjekje reale nga Kosova që të angazhohet për Asociacionin dhe po ashtu duhet të shohim hapa nga Serbia. “Duhet të merremi vesh për këtë sot dhe nesër sepse të premten unë dhe Lajcak duhet t’u raportojmë eprorëve tanë se a ishim të suksesshëm apo jo”, tha Escobar në një takim me gazetarë.

Escobar tha se nëse Kosova nuk do të ndërmarrë veprimet e kërkuara do të ketë pasoja, por se ato s’do të ndikojnë në raportet afatgjate mes SHBA-së dhe Kosovës.

“Dua të bëj të qartë, që ne nuk e shohim këtë si pasojë për marrëdhëniet tona afatgjata, por veprimet e marra ose jo të marra do të kenë disa pasoja që do të ndikojnë pjesë të raporteve tona. Nuk dua të flas për këtë”.

Escobar tha se raportin me Kosovën s’e kanë të njëjtë si me Serbinë kur u pyet për atë se një pjesë e opinionit e pa si ndëshkim vetëm të Kosovës dhe jo të Serbisë.

“Nuk e kemi të njëjtin raport me Serbinë siç e kemi me Kosovën. Serbia nuk është një kandidate për NATO-n. Kanë një kohë sfiduese në integrimin europian”.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img