Zëvendës Ndihmës Sekretartari Amerikan, Gabriel Escobar dhe emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak, më janar do ta vizitojnë NATO-n.
Dyshja Escobar e Lajçak do të priten nga Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana.
Sipas njoftimit, Escobar e Lajçak do të marrin pjesë gjithashtu në një takim jozyrtar të Këshillit të Atlantikut të Veriut. Ndërsa, qëllimi i vizitës ende nuk është bërë i ditur.