Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës janë takuar me të dërguarin special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Grabriel Escobar dhe me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.
Në këtë takim raportohet të jetë diskutuar për situatën aktuale politike dhe të sigurisë.
“Zëvendësndihmës sekretari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë takuan kryetarin e Listës Serbe, kreun e Klubit të Parlamentarëve dhe kryetarët e Severna Mitrovicës, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut dhe diskutuan për situatën aktuale politike dhe gjendjen e sigurisë”, ka thënë Rakiq në Facebook.
Ndryshe, Escobar sot gjatë ditës është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ai pritet të shkojë në Beograd, ku nesër do të takohet me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.