3 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Escobar dhe Lajçak takohen sot me Kurtin, pritet t’i shkojnë në zyrë në mbrëmje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të hënën (sot) pret në takim emisarin e posaçëm të BE-së Miroslav Lajçak dhe atë të SHBA-së, Gabriel Escobar, në një vizitë të tyre në Kosovë.

Në njoftimin e ZKM-së thuhet se takimi do të nisë në orën 20:00.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Mediat mund të marrin pamje në oborrin e ndërtesës së Qeverisë. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë/ KOHA: 20:00”, thuhet në njoftim.

Vizita po shënohet pas tensioneve të shtuara në veri të Kosovës, teksa janë parë si tentim për shtensionimin e situatës.

Diplomacia perëndimore po vazhdon thirrjet që Kosova dhe Serbia të angazhohen për të rikthyer qetësinë në komunat veriore të banuara me shumicë serbe, Zveqan, Zubin Potok e Leposaviq, ku të dielën numër më i ultë i qytetarëve serbë u mblodhën para ndërtesave të komunave për të kundërshtuar hyrjen në zyra të kryetarëve shqiptarë në zyrat e tyre.

Shtetet e Bahskuara dhe Bashkimi Evropian i kërkojnë Kosovës të largojë njësitë e posaçme të policisë nga ndërtesat komunale, zhvendosjen e përkohshme e kryetarëve të rinj në zyra të tjera alternative dhe organizimin sa më të shpejtë të zgjedhjeve të reja. Nga Serbia ndërkaq kërkohet tërheqja e forcave të armatosura serbe të stacionuara afër kufirit me Kosovën dhe ulja e gjendjes së gatishmërisë, ruajtja e qetësisë së protestuesve në veri dhe sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në zgjedhje të reja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img