1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Escobar: Asociacioni është pjesë e propozimit evropian dhe obligim, Kosova e ka kuptuar që duhet të bëhet

Emisari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një konferencë për media ka thënë se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është obligim, është pjesë edhe e propozimit evropian dhe se tashmë pyetja është se sa shpejt do të ndodh.

Ai ka thënë se diskutimet për themelimin e Asociacionit duhet të fillojnë menjëherë.

“Dua të sqaroj çfarë kam thënë. Është obligim. Është pjesë e kësaj marrëveshje themelore. Është edhe në konkluzionet e Këshillit. Është një fakt objektiv. Se çfarë i kërkohet Kosovës. Pyetja është se sa shpejt do të ndodh. Jam konfident që me këtë marrëveshje që Kosova e ka kuptuar që duhet bëhet. Diskutimet për implementim duhet të fillojnë menjëherë” , ka thënë Escobar kur është pyetur për deklaratën e më hershme që Asociacioni do të bëhet me ose pa Kurtin./Express/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img