1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Erzeni dhe Skënderbeu e fitojnë ligën “Gjergj Kastrioti”

Pallati i Rinisë dhe i Sportit në Prishtinë ka qenë arenë e një spektakli të volejbollit, ku u zhvilluan ndeshjet finale të ligës “Gjergj Kastrioti”, ku u përfshinë skuadrat nga Kosova dhe ato nga Shqipëria.

Pas një ndeshjeje dramatike, në finalen e vajzave, ekipi i Skënderbeut triumfoi ndaj Skënderajt 3:2 në sete.

Në finalen e meshkujve, Erzeni fitoi ndaj Partizanit, 3:0 në sete.

Ndeshjen nga afër e ndoqi edhe kryeministri Albin Kurti, derisa të pranishëm ishin edhe drejtuesit e KOK-ut, sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, i cili ndau medaljet për Skënderajn, nënpresidentët Gazmend Maxhuni, Milaim Kelmendi e  Mimoza Shkodra Bislimi, që ndau medaljet për Erzenin, zëvendësministrja Daulina Osmani, drejtuesit KOKSh-it, me presidentin Fidel Ylli, drejtuesit e FVK me Bahri Gjinovcin e krerët e FSHV etj. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img