Sekretariati për Media dhe Komunikim në Vetëvendosje, Erzen Vraniqi, i ka arsyetuar anëtarët e partisë që injorojnë simbolet e Shtetit dhe në të njëjtën kohë marrin pagat e po të njëjtit shtet.
Madje, Erzen (Hamdi) Vraniqi ka thënë se Adem Demaçi ka marrë edhe pagë prej pushtetit jugosllav.
“Hasan Prishtina ka marrë rrogë nga Perandoria Otomane, por ka punuar për pavarësi prej saj, Emin Duraku ka marrë rrogë nga pushteti fashist, por e ka luftuar atë, Adem Demaçi, Jusuf Gërvalla e Ukshin Hoti kanë marrë rrogë nga pushteti jugosllav, por kanë punuar kundër projektit jugosllav e për bashkim kombëtar”
Këto deklarata, ai i ka bërë duke arsyetuar injorimin që po i bëjnë anëtarët e Vetëvendosjes simboleve të Republikës së Kosovës, ndërsa, në anën tjetër po marrin paga nga i njëjti shtet.