Site icon PrishtinaPress

Ervis Martinaj “shfaqet” në Gjykatën e Lartë për vrasjen në ish-bllok, merret vendimi

Gjykata e Lartë ka marrë në shqyrtim kërkesën e mbretit të lojërave të fatit Ervis Martinaj për ndryshimin e masës së sigurisë në lidhje me ngjarjen e 4 tetorit 2018 në një lokal në ish Bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, ndërsa Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljon Hate u plagosën.

Ndonëse Martinaj rezulton i zhdukur prej më shumë se 6 muajsh, Gjykata ka shqyrtuar dhe më pas refuzuar kërkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurisë që i është dhënë ‘arrest në burg 30 ditë’.

Teksa të gjithë janë në kërkim të tij, të gjallë apo të vdekur, emri i tij lakohet shpesh, por megjithatë ende nuk ka asnjë të dhënë nga autoritetet mbi të shumëkërkuarin. Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të 2022.

 

Exit mobile version