3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Ersekë Hasanaj u zgjodh kryetare e FG të Degës së AKR në Mitrovicë

Rreth 400 delegate kanë marrë pjesë në takimin e Kuvendit të Tretë Zgjedhor për Forumin e Gruas të Degës së AKR-së në Mitrovicë, në të cilin kryetar u zgjodh Ersekë Hasanaj-Barani.
Kuvendin e përshëndetën kryetari i komunë, Agim Bahtiri, Mirlinda Gashi dhe Vesel Makolli, nga Qendra e AKR-së në Prishtinë dhe këngëtari i njohur Labinot Tahiri, i cili tashmë ka paralajmëruar se do të kandidoj për kryetar të Ferizajt, si pjesë e AKR-së.
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, pasi përshëndeti delegatet e Kuvendit dhe mysafirët, tha se AKR-ja po bëhet një parti e madhe, një parti që në plan të parë i ka interesat e qytetarëve, andaj edhe është jashtëzakonisht i madh interesimi i qytetarëve të Mitrovicës që t’i bashkëngjiten këtij subjekti politik, sidomos i grave dhe të rinjve.
“Ky interesim është shtuar pasi që ata tashmë janë bindur se programi politik e AKR-së dhe e presidentit Behxhet Pacolli, është një program real që mundëson zhvillim ekonomik dhe prosperitet dhe që vendi dal nga kriza e thellë në të cilën ka rënë”, tha ai.
Bahtiri në vazhdim shtoj se duke e zbatuar gjatë qeverisjes së AKR-së këtë platformë të AKR-së në mënyrë praktike këtu në Mitrovicë nga ai si kryetar i komunës,  që i përket këtij subjekti politik, Mitrovica ka ndryshuar për të mirë në këto tri vite.
Sipas tij rezultatet e arritura gjatë qeverisjes së deritashme trevjeçare në Mitrovicë, janë të prekshme nga qytetarët, sepse ato janë shënuar në të gjitha fushat e jetës e të punës e në veçanti në fushën e sigurisë dhe zhvillimit ekonomik të komunës.
Këngëtari i njohur nga Ferizaj, Labinot Tahiri pasi përshëndeti delegatet e Kuvendit të Tretë të FG të AKR-së në Mitrovicë dhe mysafirët e pranishëm, tha se vetëm me AKR-në në krye me Behxhet Pacollin, gjërat në Kosovë  mund të ndryshohen për të mirë.
Ai na vazhdim foli për angazhimin dhe kontributin e madh të Behxhet Pacollit, në afirmimin e shtetit të Kosovës dhe për prurjen e njohjeve nga shtetet e ndryshme.
Po ashtu, këngëtari Tahiri vlerësoi lartë edhe punën e kryetarit të komunës Agim Bahtiri, për stabilizimin e gjendjes dhe krijimin e kushteve për investitorë, që ka rezultuar me hapjen e një numri të madh të bizneseve që kanë gjenerua vende të lira pune.
Mirlinda Gashi, kryetar e Forumit të Gras të AKR-së në nivel vendi, foli më shumë për angazhimin e gruas kosovare në strukturat vendimmarrëse të AKR-së, duke thënë se ky subjekt politik ju ka dhënë grave hapësirën e duhur për tu angazhuar dhe për të kontribuar konkretisht.
Ndërkaq, Vesel Makolli, duke folur në emër të Kryesis së AKR-së dhe presidentit Pacolli, tha fillimisht se tani AKR-ja ka dy ikona:kryetarin e komunës në Mitrovicë, Agim Bahtirin dhe kryetarin e ardhshëm të Ferizajt, Labinot Tahiri.
Në vazhdim ai tha se AKR-ja me programin e saj ka parapa që në tërë Kosovën rritja ekonomike të jetë dyshifrore, sepse vetëm në këtë mënyrë ajo mund të dali nga kriza dhe të shkoj përpara.Displaying DSC_1012.JPG
Kryetarja e re e Forumit të Gruas të Degës së AKR-së në Mitrovicë, Ersekë Hasanaj, pasi u falënderua për besimin e dhënë nga delegatet e kuvendit, tha se këtë nuk e konsideron  vetëm si privilegj, por si obligim dhe përgjegjësi, që bashkë me gratë tjera të degës t’i çoj përpara proceset politike në Mitrovicë, duke vepruar në kuadër të programit të subjektit politik AKR.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img