Site icon PrishtinaPress

Eroll Salihu: Kuvendi i FFK-së mbetet i paligjshëm, gjykata ka vendosur për nënshkrimet e Gramoz Vokrrit, jo për Kuvendin

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) po thotë se gjykata, duke e refuzuar ankesën e Gramoz Vokrrit, e ka konfirmuar se Kuvendi Zgjedhor i thirrur për 6 prill, është i ligjshëm.

Por, juristi i njohur, Eroll Salihu, i cili ishte larguar para pak muajsh nga pozita e sekretarit gjeneral të FFK-së, thotë se kjo nuk është e vërtetë.

Duke folur për Gazetën Express, Salihu insiston se Kuvendi i thirrur për 6 prill nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, në krye me Agim Ademin, është i paligjshëm pasi bie ndesh me Ligjin e Sportit dhe Statutin e FFK-së.

“Ajo çka ka vendos gjykata është diçka krejt tjetër. Padia e Gramoz Vokrrit në gjykatë është bërë pasi është ndje i dëmtuar me çështjen e nënshkrimeve të delegatëve për kandidimin e tij. Kurse, Kuvendi është çështje krejt tjetër. Pra, po flasim për procedura e afate të mbajtjes së një Kuvendi”, deklaroi Salihu.

“Çështja e Kuvendit të thirrur për 6 prill është diçka krejt tjetër prej asaj për çka ka bërë Gramoz Vokrri padi në gjykatë. Vendimi i gjykatës në disfavor të Gramoz Vokrrit nuk e legjitimon Kuvendin. Kuvendi është total i jashtëligjshëm dhe jostuator. Nuk ka të bëjë kuvendi me kandimin e Gramoz Vokrrit. Nuk janë respektuar as procedura, as afate, as asgjë hiq. Kështu që ky Kuvend i thirrur për 6 prill bëhet për interes personal, por për nga ligjshmëria nuk është kërkrah. E ka vërtetuar edhe Departamenti Ligjor i MKRS-së”, theksoi për Gazetën Express Eroll Salihi.

Ai së fundmi ishte këshilltar ligjor në FFK, prej ku është suspenduar pasi doli publikisht kundër Agim Ademit dhe duke i nxjerr në opinion të gjitha të këqijat e skandalet e brendshme të FFK-së.

Exit mobile version