Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Valbona Mema, ka postuar sot një video me interpretimin e saj gjatë “Xingut”, emisionit të Ermal Mamaqit që u transmetua natën e ndërrimit të viteve në “TVKlan”.
Këngëtarja është revoltuar me Mamaqin pasi, mesa duket, gjatë emisionit kënga e saj është ndërprerë ose nuk është transmetuar fare. Për këtë arsye Valbona Mema poston regjistrimin nga publiku, raporton Newsbomb.al.
“Ju përshendes meqë na e preu xhaxhi Ermali..se ktu o duhet me knu xum m’pa xum ose ta presim kongën..mjer muzika tradicionale ku po përfundon….”, shkruan Mema. /Newsbomb.al
