4.6 C
Pristina
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

spot_img

Ermal Krasniqi në radarin e klubeve jashtë Evropës, presidenti i Clujit e pranon se ai mund të largohet

Ermal Krasniqi mund të largohet nga Cluji gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

Presidenti i klubit rumun, Cristian Balaj, së fundmi foli për futbollistët që kanë tërhequr interesim nga klubet e tjera.

Mes tjerash, ai përmendi edhe Krasniqin, për të cilin tha se ka interesim – teksa nuk e mohoi se mund të largohet.

“Kemi lojtarë që po gjurmohen. Yeboah ishte golashënuesi më i mirë në Kupën e Kombeve të Afrikës U23. Ka interesim për të, por edhe për të tjerët: Krasniqi, Bîrligea. Për Krasniqin ka interesim, por kjo nuk do të thotë se në asnjë rrethanë do të largohet. Për sa kohë që ofertat janë të kënaqshme për klubin dhe lojtarët, ekziston mundësia që ata të largohen”, tha ai për “Digisport“.

Për Krasniqin besohet se interesim ka jashtë Evropës, nga Arabia Saudite dhe Koreja e Jugut.

Jeonbuk Hyundai, klubi nga elita e futbollit në Korenë e Jugut, kërkon të nënshkruajë me reprezentuesin e Kosovës, pasi është dëshirë e ish-trajnerit të lojtarit në Cluj, Dan Petrescu.

Ermal Krasniqi u transferua nga Ballkani te Cluji në janar të këtij viti, duke nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

Në total, ai ka regjistruar 23 paraqitje me ekipin rumun – ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë dy asistime.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img