Ylli i Manchester Cityt, Erling Haaland, e ka thyer një tjetër rekord në Ligën Premier gjatë fitores me rezultat 2-1 ndaj Brentfordit.
Norvegjezi po synonte që të bëhej lojtari i parë ndonjëherë që arrin të shënojë në tri ndeshje radhazi het-trik në elitën e futbollit anglez.
Por ndonëse ai e humbi këtë rekord, në fakt e siguroi një tjetër rekord në Ligën Premier.
Ai tani ka shënuar nëntë gola në Ligën Premier në katër ndeshjet e para të sezonit, më shumë se çdo lojtar tjetër. Në fakt, Haaland ka më shumë gola se sa çdo ekip tjetër në Ligën Premier deri më tani.
Haaland zgjodhi që të luajë ndaj Brentfordit përkundër faktit se atij iu dhurua leja nga klubi që të mos paraqitje shkaku i vdekjes së një personi familjar.
“Ishte një javë e vështirë për të, por dje ai ishte më mirë dhe ne u munduam që të ndihmojmë atë”.
“Ndonjëherë kjo është mënyra më e mirë për t’u përballuar me sfidat, të harrosh disa gjëra dhe të bësh më të mirën, të bësh punën tuaj dhe ai e bëri këtë sërish”, ka thënë Guardiola pas ndeshjes.