Meriton Mjekiqi në ditën e sotme (e martë) ka prishur sfidën e ‘Vëllait të Madh’.
Kjo pasi ai hyri në pishinë duke dënuar kështu më shumë banorët sa i përket buxhetit.
Situata e krijuar nga prezantuesi nga Kosova ka revoltuar të gjithë konkurrentët e tjerë.
E një reagim të ashpër në lidhje me këtë e pati edhe moderatorja Erjola Doçi.
Ajo erdhi me vrull në oborr dhe e gjuajti Meritonin me një lëng, teksa shprehu frustrimin që kishte.
“Ti tallesh me buxhetin tonë, lahu tani. Ndyrësirë. Lahu tani, tallesh me bukën tonë”, iu drejtua prezantuesja.