Site icon PrishtinaPress

Erion Veliajn e viziton djali i tij pas daljes nga operacioni

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka publikuar një fotografi pas daljes nga operacioni.

Ai i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, për heqjen e qeses së tëmthit në gurë.

Atë për festën e Pashkëve e ka vizituar djali i tij, Kajani.

Veliaj u shfaq tejet i lumturi nën përqafimin e të birit.

“Lepurushi i vogel Kajan na solli vezet e Pashkes ne spital sot! Gezuar Pashken, dashuri dhe shendet te gjitheve! . Mirenjohje per mesazhet e kujdesit, pasdite ju rrefej pak me shume per duarartet e zemerbardhet ne QSUT! ”, shkroi ai.

Exit mobile version