Rep-artisti i ri i skenës, Erik Grainca, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.
“Ilegal” mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.
Muzika është punuar nga producenti Nego, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur vet Erik dhe Tarto.
Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili sjell një atmosferë të ngrohtë verore.
Ana vizuale e projektit i është besuar produksioni N’Pik Creative.