Ergys Dashi është viktima e katërt e trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine. Pas ekzekutimeve mafioze të cilat nisën që në vitin 2017 me Hidrin e përfunduan me Adriatik Tresën në 2019, Guayaquil u rikthye sërish në arenë përplasjesh mes grupeve shqiptare.
Sipas autoriteve ekuadoriane, vizita e parë e 34-vjeçarit në Ekuador daton që në vitin 2018, ku mendohet se qëndronte nën identitet të rremë.
Ergys Dashi dyshohet se ka qenë dhe një lidhje e afërt e Mond Çekiçit, i cili u ekzekutua një vit më parë në Durrës, sapo kishte dalë nga banesa e tij.
Ende nuk dihet nëse Dashi, i cili kishte festuar një ditë para ekzekutimit ditëlindjen e tij, u qëllua për shkak të trafikut të kokainës apo si pasojë e konflikteve në Shqipëri, pasi dyshohet se ai kishte probleme hasmërie në vendin tonë e të dyja palët ishin të lidhura me trafikun në Ekuador. /A2 CNN