Site icon PrishtinaPress

Erërat të shtunën në Kosovë ishin me shpejtësi rekorde

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ka bërë të ditur se të shtunën, më 1 korrik është shënuar shpejtësia e erës më e larta e matur ndonjëherë që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

Shpejtësia e erës prej 61.2KT, gjegjësisht 113.3 km/h është regjistruar në ora 14:59 sipas orës lokale.

“Ditën e shtunë, më datë 01.07.2023, në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror është shënuar shpejtësia e erës më e larta e matur ndonjëherë që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

Shpejtësia e erës prej 61.2KT, gjegjësisht 113.3 km/h është regjistruar në ora 14:59 sipas orës lokale. Në shënimet e të dhënave klimatologjike dhe statistikave meteorologjike nga Departamenti Meteorologjik – ASHNA, vërehet se shpejtësia maksimale e erës e matur në ASHNA në të kaluarën ka qenë 44kt apo 81.5 km/h”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version