0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Erërat e forta rrëzuan disa lisa në Prishtinë

Erërat e forta bënë që disa lisa që gjendeshin në rrugën “Hamëz Jashari” në kryeqytet të bien për toke.

Nga rrëzimi i tyre pësoi çatia e një shtëpie, por më lehtë nuk shpëtoi as një makinë.

Andaj, kjo gjendje sipas banorëve, erdhi edhe si pasojë e reshjeve të borës.

Pos, parkut të qytetit, lisat u rrëzuan edhe në atë të Taukbahqes.

Qytetarët kërkojnë që komuna të ndërmarrë masa që të mos përsëriten gjërat e tilla, pasi që drunjtë janë goxha të vjetër.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica, tha se në koordinim me Hortikulturën do të bëjnë identifikimin e drunjve të vjetër për t’i larguar.

I pari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook, bëri një lutje për qytetarët që të mos i frekuentojnë këto pjesë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img