Site icon PrishtinaPress

Erërat e forta e rrëzojnë tribunën gjatë një ndeshje futbolli, një i vdekur dhe 26 të plagosur

Një pjesë e tribunës së stadiumit të futbollit është shembur gjatë një ndeshje futbolli për fëmijë në qytetin rus të Rostovit ditën e martë.

Nga kjo shembje, mbeti i vdekur një person dhe u plagosën 26 të tjerë, përfshirë 15 fëmijë.

Kolapsi ndodhi për shkak të erërave të forta në vend.

Trembëdhjetë fëmijë dhe dy të rritur po trajtohen në një spital të qytetit.

Exit mobile version