Një pjesë e tribunës së stadiumit të futbollit është shembur gjatë një ndeshje futbolli për fëmijë në qytetin rus të Rostovit ditën e martë.
Nga kjo shembje, mbeti i vdekur një person dhe u plagosën 26 të tjerë, përfshirë 15 fëmijë.
Kolapsi ndodhi për shkak të erërave të forta në vend.
Trembëdhjetë fëmijë dhe dy të rritur po trajtohen në një spital të qytetit.