Prokuroria turke ka lëshuar flet arrest për legjendën turke Hakan Sukur
Më kërkesë të prokurorisë të qytetit Sakarja në Turqi, gjykata ka lëshuar urdhër arrest për futbollistin e njohur turk Hakan Sukur me akuzën se ka lidhje me lëvizjen Hizmet.
Pas urdhër arrestit policia ka bastisur shtëpinë e Sukur, por ky i fundit është larguar para disa kohësh dhe po qëndron në Amerikë.
Kujtojmë se Sukur mban rekordin për golin më të shpejtë në histori të Kupës së Botës dhe është legjendë e Turqisë dhe Galatasarayt, por ka luajtur edhe në Inter.