0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Erdogani thotë se Putini mund ta vizitojë Turqinë në prill

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë se homologu i tij rus Vladimir Putin mund të vizitojë Turqinë më 27 prill për inaugurimin e reaktorit të parë të energjisë bërthamore të ndërtuar nga kompania shtetërore ruse e energjisë bërthamore Rosatom.

“Ndoshta ekziston mundësia që Putini të vijë më 27 prill, ose ne mund të lidhemi me ceremoninë e inaugurimit në mënyrë virtuale dhe do të bëjmë hapin e parë në Akkuyu”, ka thënë Erdogan.

Turqia më 27 prill do t’ia japë zyrtarisht statusin e objektit bërthamor termocentralit në Akkuyu.

Kremlini mohoi të hënën raportet turke se Putini po planifikonte të vizitonte Turqinë.

Kremlini ka thënë se Putini dhe Erdogani diskutuan gjatë një bisede telefonike zbatimin e suksesshëm të projekteve të përbashkëta strategjike në sektorin e energjisë, duke përfshirë ndërtimin e termocentralit bërthamor Akkuyu.

Projekti prej 20 miliardë dollarësh, 4.800 megavat (MW) për të ndërtuar katër reaktorë në qytetin mesdhetar Akkuyu do të lejojë Turqinë të bashkohet me klubin e vogël të kombeve me energji bërthamore civile.

Në fillim të këtij muaji, Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJNP) lëshoi një urdhër arresti për Putinin për krime të dyshuara lufte në Ukrainë. Por Turqia nuk është palë e Statutit të Romës, i cili krijoi GJNP-në./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img