1.9 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Erdogani në Spanjë: Sanchezi ka vend të veçantë në zemrat e tërë popullit turk për Gazën

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, zhvilloi të enjten një vizitë zyrtare në Spanjë, ku e çmoi kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez, për qëndrimin e tij ndaj luftës në Gaza, për të cilën e ka kritikuar Izraelin.

“Zotëri Sanchezi ka ndjekur një politikë parimore dhe të qëndrueshme nga dita e parë [e luftës në Gaza] dhe ka një vend të veçantë në zemrat e tërë popullit turk” – tha Erdogani gjatë vizitës në Madrid, raporton gazeta “The Times of Israel”.

“Në emër të popullit tim, unë e përgëzoj” Sanchezin për qëndrimin e tij, shtoi presidenti turk me rastin e hapjes së një forumi ekonomik në Madrid.

Erdogani, kritikues i ashpër i Izraelit, edhe një herë e akuzoi këtë shtet për kryerje të gjenocidit në Gaza, veprim që, sipas tij, “e ka lënduar secilin që ka ndërgjegje”.

“Ne ballafaqohemi me një arrogancë [izraelite] që i përgjigjet edhe një armëpushimi me gjakderdhje” – tha Erdogani.

Muajin e kaluar, Spanja, Irlanda dhe Norvegjia njohën një shtet palestinez, duke e nxitur reagimin e ashpër të Izraelit, i cili tha se ky vendim përbën shpërblim për sulmin e Hamasit më 7 tetor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img