0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Erdogani, BE-së: Turqia nuk është kurban i askujt

“Europa duhet të fillojë të mbajë premtimet për Turqinë dhe t’i jap fund ‘islamofobisë’ kur i adresohet kombit”, ka thënë presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan.

Marrëveshja e diskutueshme mbi emigrantët pritet të shfuqizohet, pasi sipas presidentit turk, BE-ja nuk po arrin të mbajë premtimet e saj, transmeton portali arbresh.info.

Erdogan ka akuzuar bllokun se nuk ka dhënë shumën e saj mbi marrëveshjen, sipas të cilës Turqia ka paguar rreth 4 milionë euro për të marrë përsipër të gjithë emigrantët që duan të hyjnë në Europë.

“Turqia nuk është kurban i askujt. Secili duhet të dijë vendin e tij”, ka thënë Erdogan.

Marrëveshja mbi frenimin e emigrantëve është ofruar mbi kërkesën e Turqisë për liberalizim vizash për qytetarët e saj, premtim i cili ende nuk është realizuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img