1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Erdogan vazhdon ta mbajë miqësinë me Putinin 

Ambasadori i Turqisë në Rusi tha se Turqia do t’i zhvillojë lidhje e saj me Rusinë, pavarësisht tensioneve ndërmjet Perëndimit dhe Moskës.
“Marrëdhëniet tona me Rusinë janë shumë të rëndësishme për ne dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i zhvilluar këto marrëdhënie”, tha Umit Yardim sot gjatë një konference për media në Moskë.
“Ne do të t’i zhvillojmë ato pavarësisht faktit nëse vendet e Perëndimit e duan këtë apo jo”, tha ai.
Ai shtoi se në asnjë mënyrë “NATO nuk mund t’i limitojë kontaktet tona me vendet e tjera”.
Ai gjithashtu tha se qeveria turke beson se lidershipi i tanishëm sirian ka mundësi që të marrë pjesë në bisedime, që kanë për qëllim zgjidhjen e krizës në Siri.
Por, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, tha sot gjatë një interviste për NTV-në tha se një tranzicion politik në Siri, me presidentin Assad, nuk është i mundur.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img