0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Erdogan shkarkoi shefin e agjencisë së statistikave vetëm se njoftoi që inflacioni tejkaloi shifrat prej 35 për qind në Turqi

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka zëvendësuar kreun e agjencisë kombëtare të statistikave pas shpalljes së të dhënave vjetore të inflacionit.

Kreu i Byrosë Kombëtare të Statistikave, Sait Erdal Dincer, është vënë në shënjestër të kritikave që kur publikoi të dhënat në fillim të janarit, sipas të cilave norma vjetore e inflacionit ishte 36.1 për qind, që është niveli më i lartë në 19 vitet e fundit.

Opozita tha se kjo shifër ishte e nënvlerësuar, duke deklaruar se rritja reale e kostos së jetesës ishte të paktën dy herë më e lartë, raporton ft.

Në një dekret të lëshuar, Erdogan nuk shpjegoi vendimin për të emëruar Erhan Cetinkayan, ish-zëvendëspresidentin e rregullatorit bankar turk, si kreun e ri të statistikave të shtetit, në vend të Dinger.

Inflacioni në Turqi u hodh në më shumë se 36 për qind për shkak të rënies së vlerës së lirës, që është një rekord që nga shtatori i vitit 2002.

Erdogan, megjithëse gjendet në një situatë të vështirë 18 muaj para zgjedhjeve presidenciale, vazhdon të mbrojë pikëpamjet e tij.

Rritja e çmimeve të konsumit, më shumë se shtatë herë objektivi fillestar i qeverisë, shpjegohet me rënien e lirës turke ndaj dollarit me pothuajse 45 për qind në vit.

I vetëdijshëm për dëmin e shkaktuar jo vetëm për ekonominë, por edhe për vlerësimin e besimit, Erdogan premtoi në fillim të janarit se do “ta kthente inflacionin në njëshifror sa më shpejt të jetë e mundur”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img