1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Erdogan reagon pas disfatës në Ankara e Stamboll: Këto zgjedhje janë një pikë kthese

Presidenti turk Rexhep Erdogan tha se zgjedhjet lokale në të cilat Partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim humbi, ndër të tjera, në Ankara dhe Stamboll nuk janë fundi, por një “pikë kthese”.

“Zgjedhjet lokale të 31 marsit u përfunduan në një mënyrë të denjë për demokracinë tonë. Nuk pati incidente që do të hidhnin hije mbi atmosferën zgjedhore. Demokracia turke ka dëshmuar edhe një herë pjekurinë e saj”, u tha Erdogan mbështetësve në Ankara, shkruan gazeta turke “Sabah”.

Ai tha se vullneti i kombit manifestohet në fletëvotim dhe se kombi ua ka përcjellë mesazhin e tij politikanëve.

“Ky 31 mars nuk është fundi, por një pikë kthese. Kombi ynë ua ka përcjellë mesazhet e tij politikanëve. Fituesi i këtyre zgjedhjeve është demokracia dhe vullneti ynë kombëtar”, tha Erdogan.

Ai shtoi se shpresonte se rezultatet e zgjedhjeve “do të jenë të dobishme” për Turqinë, popullin e saj dhe qytetet dhe fshatrat e saj.

Më herët, opozita kryesore Partia Popullore Republikane (CHP) shpalli fitoren në zgjedhjet për kryebashkiak në Ankara dhe Stamboll.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img