Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka përshëndetur vendimin e gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë, duke thënë se ai shpreson se do të ndalojë sulmet kundër civilëve në Gaza.
“Ne shpresojmë që sulmet e Izraelit kundër grave, fëmijëve dhe të moshuarve do të marrin fund”, postoi Erdogan në rrjetet sociale, duke shtuar:
Ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha forcat tona dhe të qëndrojmë pranë vëllezërve tanë palestinezë për të vendosur një armëpushim dhe për të siguruar rrugën drejt paqes së përhershme.
Ministria e Jashtme e Turqisë tha në një deklaratë të veçantë se priste që vendimi i GJND-së “të zbatohej menjëherë dhe plotësisht nga Izraeli”.