Turqia do të vendosë izolimin e parë mbarëkombëtar para Bajramit, që shënon edhe fundin e muajit të agjërimit të Ramazanit, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri.
“Izolimi prej katër ditësh do të fillojë të shtunën, në prag të festimeve të Bajramit, në të 81 provincat”, deklaroi presidenti, Recep Tayyip Erdogan.
Turqia nuk ka patur një shtetrrethim të rreptë që nga 11 marsi, kur u raportua rasti i parë me COVID-19.
Erdogan tha se disa xhami do të rihapen gradualisht për faljen e pasdites pas namazit të së premtes më 29 maj. Lutjet në xhami kanë qenë të pezulluara që nga 16 marsi.
Sipas Erdoganit, kufizimi i hyrje-daljeve do të zgjaten për 15 ditë në 15 provinca dhe qytete, duke përfshirë qendrën financiare të vendit, Stambollin dhe kryeqytetin, Ankaranë.