Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili ndodhet Hangzhu për samitin e G20-së, është takuar me presidentin amerikan, Barack Obama, dhe më pas u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Duke rikujtuar se me presidentin Obama ka biseduar në telefon pas tentativës së puçit më 15 korrik, ka shprehur falënderimet ndaj presidentit Obama për mbështetjen e dhënë kundër tentativës së grushtit të shtetit.
”Partneriteti strategjik shumëvjeçar i Turqisë me SHBA-në është kthyer në një partneritet model. Ky partneritet model është në vazhdimësi dhe marrëdhënia mes dy vendeve është e veçantë dhe vazhdon duke u forcuar”, theksoi Erdogan. “Padyshim që sulmet terroriste dhe veçanërisht tentativa e puçit, e ardhur pas këtyre në rajonin tonë, janë shumë domethënëse dhe ne si dy vende anëtare të NATO-s duhet të mbajmë një qëndrim të përbashkët kundër të gjitha ngjarjeve terroriste në botë. Është e pamundur që ne të qëndrojmë të heshtur përballë këtyre. Ne duhet të mbajmë të njëjtin qëndrim kundër të gjitha organizatave terroriste, sepse çdo lloj i tij është i dëmshëm, sepse çdo terrorist është i dëmshëm. Nuk mund të ketë terrorist të mirë dhe terrorist të keq”, shtoi ai.