-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Erdogan njofton se zgjedhjet në Turqi do të mbahen më 14 maj

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur 14 majin si datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe presidenciale në vend, duke konfirmuar se votuesit turq do të shkojnë në qendrat e votimit një muaj më herët se sa kishin votuar më parë.

Njoftimi u bë të shtunën gjatë një konference në provincën veriperëndimore të Bursës. Në një video të ngjarjes të publikuar të dielën, Erdogan, i cili po kërkon rizgjedhjen, dëgjohet duke thënë: “Falënderoj Zotin që jemi të destinuar të ndajmë rrugën tonë me ju, rininë tonë të vlerësuar, që do të votojë për herë të parë në zgjedhjet që do të mbahen më 14 maj”.

Erdogan fillimisht kishte lënë të kuptohet se zgjedhjet do të mbaheshin më 14 maj, por tha se thirrjen zyrtare do ta bëjë më 10 mars, pas së cilës Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë do të përgatitet për zgjedhjet.

Erdogan, 68-vjeç, ka qenë në detyrë që nga viti 2003, fillimisht si kryeministër dhe më pas, që nga viti 2014 si president, por këtë vit ai pritet të përballet me zgjedhje të vështira, teksa vendi po lufton me inflacionin në rritje dhe një ekonomi të trazuar. Nuk është ende e qartë se cili kandidat do të kandidojë zyrtarisht kundër tij, por sondazhet e opinionit tregojnë se Erdogan është prapa disa sfiduesve të mundshëm.

Nëse asnjë kandidat nuk siguron më shumë se 50 përqind të votave, raundi i dytë i votimit do të mbahet më 28 maj.

Zgjedhjet e këtij viti duhej të mbaheshin më 18 qershor, por anëtarët e Partisë AK në pushtet (AKP) sugjeruan zhvendosjen e datës për të shmangur një koincidencë me verën dhe festat fetare, shkruan Euronews.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img