Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, zhvilluan një bisedë miqësore gjatë Forumit të 4-të të Diplomacisë në Antalya, ku diskutuan për çështje të rëndësishme ndërkombëtare.
Erdoğan e përshëndeti presidenten Osmani në gjuhën turke, duke shfaqur humorin e tij dhe duke thënë: “Po mësoni turqisht, pastaj po e harroni.”
Në përgjigje, Osmani reagoi me buzëqeshje dhe iu përgjigj: “Po mësoj, por duhet ta praktikoj me ju.”
Forumi, që ka nisur dje në Antalya dhe do të zgjasë deri nesër dhe po mbledh liderë botërorë, diplomatë dhe ekspertë për të diskutuar çështje globale dhe sfida ndërkombëtare. /VIDEO/