1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Erdoğan-Kurti: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në çdo fushë

Erdoğan tha se mbështetja e Turqisë ndaj Kosovës do të vazhdojë në çdo fushë, se priten hapa nga Kosova, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe se është i mirëseardhur fillimi i zbutjes së tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në takimin e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, theksoi se janë fokusuar në rritjen e vëllimit të tregtisë ndërmjet Türkiyes dhe Kosovës në mbi një miliard dollarë, e cila momentalisht është afër 750 milionë dollarë. Kryesia e Komunikimeve pranë Presidencës turke ka publikuar një njoftim lidhur me takimin midis liderëve Erdoğan dhe Kurti në Kompleksin Presidencial në Ankara.

Sipas njoftimit në takim janë trajtuar çështjet si marrëdhëniet midis Turqisë dhe Kosovës, sulmet e Izraelit në tokat palestineze, si dhe çështjet rajonale dhe globale.

Presidenti Erdoğan në takim ka theksuar se janë fokusuar në rritjen e vëllimit të tregtisë ndërmjet Turqisë dhe Kosovës në mbi një miliard dollarë, e cila momentalisht është afër 750 milionë dollarë, ndërsa ka potencial për të zhvilluar marrëdhëniet në shumë fusha, përfshirë në industrinë e mbrojtjes.

“Erdoğan tha se mbështetja e Turqisë ndaj Kosovës do të vazhdojë në çdo fushë, se priten hapa nga Kosova, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe se është i mirëseardhur fillimi i zbutjes së tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por se është e rëndësishme që të sigurohet progres konkret lidhur me këtë çështje. Presidenti Erdoğan theksoi se duhet të rritet presioni ndërkombëtar ndaj Izraelit për të përfunduar masakrat që i kryen në Gaza, të jepet mbështetje ndaj zgjidhjes me dy shtete dhe se Palestina duhet të mbështetet në mënyrë aktive”, qëndron në njoftimin e Kryesisë së Komunikimeve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img