Recep Tayyip Erdogan ka kandiduar sërish për postin e presidentit në zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen më 14 majit të këtij viti.
Televizioni Kombëtar i Turqisë (TRT) raporton se sot në Bordin e Lartë Zgjedhor kandidaturën për aplikim e kanë dorëzuar delegacione nga partia e tij.
Erkan Akçay, nga delegacioni që e dorëzoi aplikimin para mediave tha se: “Kandidati është i qartë, vendimi është i qartë. Kandidati ynë për president, është Recep Tayyip Erdogan.
Në Turqi më 14 do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.