Site icon PrishtinaPress

Erdogan i bën propozim Putinit: Armëpushim të njëanshëm në Ukrainë dhe…!

Presidenti turk Reccep Tayip Erdogan ka biseduar në telefon me presidentin rus Vladimir Putin. Ndër të tjera, Erdogan i ka kërkuar Putinit armëpushim të njëanshëm.

“Thirrjet për paqe dhe negociata midis Moskës dhe Kievit duhet të shoqërohen nga një armëpushim i njëanshëm dhe një vizion për një zgjidhje të drejtë” i ka thënë Erdogan Putinit.

Erdogani vuri në dukje se negociatat për luftën në Ukrainë sollën rezultate pozitive, si iniciativa për krijimin e një korridori gruri, shkëmbimi i të burgosurve dhe krijimi i një zone të sigurt rreth termocentralit bërthamor të Zaporozhye

Exit mobile version