Site icon PrishtinaPress

Erdogan e ka dërguar Ministrin e Mbrojtjes për të kërkuar gylenistë

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, theksoi se marrëdhëniet e mira midis Kosovës dhe Turqisë janë të rëndësishme, duke kërkuar që dy vendet të heqin “me shpejtësi pengesën FETO” ndërmjet tyre.

Ministri turk i Mbrojtjes Akar takon kryeministrin e Kosovës Haradinaj

Akar, i cili gjendet në Prishtinë për një vizitë zyrtare, u takua me homologun kosovar Rrustem Berisha.

Ministri turk i Mbrojtjes u prit në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës me një ceremoni zyrtare.

Pas ceremonisë, dy ministrat zhvilluan takim kokë me kokë, ndërsa më pas kryesuan takimin mes delegacioneve.

Berisha, duke e falënderuar ministrin turk Akar për vizitën e tij, nënvizoi miqësinë mes Turqisë dhe Kosovës. Ai theksoi se Turqia gjithmonë ka qenë pranë tyre dhe shprehu shpresë që bashkëpunimi mes dy vendeve do të rritet edhe më shumë.

Ndërkaq, Akar theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve. Shefi i mbrojtjes turke potencoi se vizitat e ndërsjella do të zhvillojnë edhe më tej marrëdhëniet tashmë të mira dhe se bashkëpunimi ushtarak, politik dhe në industrinë e mbrojtjes duhet të vazhdojë duke u rritur.

“Me shpejtësi të heqim pengesën FETO mes nesh. Duhet të shpëtohemi sa më shpejt nga kjo”, u shpreh Akar, duke folur për rëndësinë e luftës kundër organizatës terroriste FETO, përgjegjëse për tentativën për grusht shteti në Turqi më 15 korrik të vitit 2016.

Exit mobile version